29,03,2024

“Merr frymë” thërret protestë kundër ndotjes së ajrit në orën 16

Must Read

Kjo ndotje çon drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Për këtë arsye Iniciativa Merr Frymë, mban:

PROTESTË

Të premten (16.12.2016) nga ora 16:00 deri në 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ne kërkojmë nga Ministria e Mjedisit dhe organet komunale që brenda një jave të deklarohen rreth ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe për masat që ato do të ndërmarrin.

Në diskutim me njohës të çështjeve të ambientit ne kemi dhënë këto:

PROPOZIME:

  1. Gjetja e modaliteteve për zvogëlimin e hyrjes së makinave në qytet
  2. Kontrollimi rigoroz i emisioneve të makinave nga kontrollet teknike
  3. Kontrollimi i ndotjes nga amvisëritë dhe banesat kolektive që përdorin qymyr për ngrohje dhe mundësisht imponimi i përdorimit të filterëve, të cilët do të subvencionoheshin pjesërisht nga institucionet shtetërore
  4. Kthimi i ligjit për ndalesen e importit të makinave të vjetra
  5. Krijimi i kushteve për mbylljen e Termocentralit Kosova A

Po ashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dhënë porpozimet e veta:

1.Urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës

  1. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH
  2. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.
  3. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator
  4. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët
  5. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik
  6. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane
  7. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online

Protestën e përkrahin edhe “Ta pastrojmë Kosovën” si dhe  Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim. Këto dy të fundit do të kenë një aksion simbolik para Ministrisë së Ambientit.

Iniciativa Merr Frymë është një organizim spontan nga qytetarët e brengosur të Prishtinës, ndërsa qëllim kryesor mbetet presioni dhe mbikqëyrja e vazhdueshme e oganeve përgjegjëse për ambientin , derisa ato të ndërmarrin hapa konkret dhë të vazhdueshëm të gjendjes.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img