23,04,2024

Merkel akuzohet se ka lidhje me sulmin në Berlin

Must Read

Ajo ka thënë për The Telegraph se Merkel ka dështuar për t’u përballur me gabimet e saj politike për imigrantët.

“Kjo është një ditë e keqe për të, por nuk është krejt e papritur duke pasur parasysh paralajmërimet nga autoritetet e sigurisë, duke përfshirë edhe një sulm të mundshëm në Berlin”, thotë Petry, kryetare e partisë anti-emigrante dhe anti-myslimane, transmeton lajmi.net

“Ne nuk mund ta mohojmë më se ka një lidhje ndërmjet politikave të Merkelit për migrantët me këto sulme, ose duhet të përgatitemi për sulme edhe më të mëdha se sa ky”, shton ajo.

Petry, e cila shkaktoi zhurmë kur krahasoi shoqëritë multi-kulturore me “plehra”, tha se suksesi i partisë së saj në zgjedhjet rajonale të këtij viti, kanë reflektuar në ndryshimet themelore të shoqërisë gjermane nga toleranca e multikulturalizimit. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img