26,04,2024

Mërgimtarit në Ferizaj i vjedhin 6500 euro

Must Read

Një mërgimtari i cili ka ardhur nga Gjermania në Ferizaj për të festuar festat e fundvitit, të hënën, persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës duke i grabitur kështu dokumente dhe gjëra me vlerë prej 6 mijë e 500 euro.

Beshir Haliti nga Ferizaj ka thënë se vetura e tij e tipit X6, është thyer në një parking në qytet.  

“Ma kanë thyer xhamin e veturës në parking në Ferizaj. Kam qenë me gruan në një lokal, veturën e kemi pasë të parkuar. E kanë vjedhë çantën e gruas ku  brenda kanë qenë dokumentet personale dhe 6 mijë e 500 euro”, ka thënë Haliti për Express

Ndërkaq, ai tregon se rastin e kanë paraitur edhe në Policinë e Kosovës  dhe rasti është duke  u hetuar. 

E në raportin 24 orësh të PK’së, ky rast po cilësohet si vjedhje e rëndë. 

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kishin vjedhur një çantë dhe 4 pasaporta Gjermane.”, shkruan në raport.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img