26,04,2024

Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani

Must Read

Mërgimtarët e sukseshëm në Gjermani Automobile Ismaili Wesseling

Sot isha në vizitë tek  saloni  Aotomobile Ismaili në Wesseling të Gjermanisë  ku numron shumë vetura, afër 30 vetura  deri në 60 vetura  për klient.  Pronari  Nazmi Ismali me prejardhie nga Shkupi i  Hasanbegut që nga viti 2003 filloi biznesin  me shitje dhe blerje të automjeteve në Gjermani  në qytetin Veselin, ku ka arritur mjaft mirë në biznesin e tij i cili dita ditës vetëm e rrit  biznesin e tji me veturat  e njohura si Mercedes, Audi etj., që i posedon dy pllace për shitjen e veturave.
Është kënaqësi  se po të ndalesh në rrugët e Gjermanisë,  Shqiptarët në përgjithësi  po arrijnë suksese në bizneset e tyre. Është mjaft  profitabile  kur  ne mërgimtarët  duam të blejmë veturë dhe t’i kemi vëllezërit tanë  pronarë të saloneve të Automobileve, është kënaqësi ta ndëgjosh, të flasësh, të tregon, të përshëndet në gjuhën tonë të bukur, në gjuhën shqipe.
Kënaqësi e madhe për mërgimtarët prandaj duhet të përkrahen nga ne, nga të gjithë që së bashku  bizneset e shqiptarëve të kenë suksese në të ardhmen, andaj edhe unë vazhdoj t’i jap përkrahje dhe t’i mbështes sa të kem mundësi të gjithë afaristët  kombit tim.   Nazmi  Ismajlit i deshirojmë suksese  në veprimtarin e  tij që e bën dhe që na ofron vetura të modelit të ri për ne mërgimtarët.
E njoftova edhe për Unionin e Bizneseve që  të jetë pjesë e Unionit, që të gjithë të kontribojmë së bashku, bashkimi bën fuqi andaj ne duhet të jemi gjithmonë bashkë.

22.02.2018 Sami Fejza Bonn

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img