26,04,2024

Mensës i shtohen 200 vende për studentë

Must Read

Disa nga studentët e anketuar nga KosovaPress-i, madje janë shumë të kënaqur me kushtet që i ofron kjo qendër studentore.

Trim Shehu nga Kaçaniku i cili është edhe student i vitit të parë në Fakultet Teknik në UP, ka thënë se me banimin në Qendër të Studentëve e ka shumë më të lehtë edhe studimin. Edhe studentja Anita Shatri e cila vjen nga Prizreni dhe është studente e vitit të parë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, është shprehur e kënaqur me kushte që i ofron kjo qendër. Ndërkohë, vet drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka treguar për kushtet që i ofron qendra e studentëve të cilën ai e drejton.

Sfishta ka thënë për KosovaPress se gjatë pushimit të verës janë bërë investime dhe riparime të ndryshme çdo kund ku ka pas nevojë në mënyrë që të ofrohen kushte sa më të mira për studentë.“Gjatë këtyre tre muajve ne e kemi pa të nevojshme që të intervenohet, të riparohet, kemi planifikuar ën fillim të vitit dhe i kemi bërë ato renovimet e nevojshme si në konvikte ashtu edhe në mensë.

Kjo vlen të theksohet që janë bërë intervenime thuajse në të gjitha konviktet në gëlqerosjen e brendshme si dhe në dy konvikte në gëlqerosjen e jashtme në lyerjen e jashtme të konvikteve gjithashtu intervenime në nyje sanitare të ndryshme, në nënstacionin e ngrohjes së ujit dhe kështu me radhë ku kemi pa të nevojshme që duhet të intervenohet kemi intervenuar”, ka thënë ai.

Sfishta ka theksuar se edhe në mesën e studentëve janë bërë riparime të mëdha duke e rritur edhe kapacitetin e numrit të ulëseve për 200 më shumë.   QS ofron strehim dhe ushqim për rreth 5 mijë studentë të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë, çdo dhomë e konvikteve ofron shtretër, frigorifer, internet pa pagesë si dhe kushte tjera për banim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img