23,04,2024

Memoriali i Jezercit projekt unik dhe identitar

Must Read

Ditë më parë komuna e Ferizajt ka përfituar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor një projekt në vlerë prej 400 mijë euro e që ka të bëjë me rregullimin e Memorialit të UÇK-së në fshatin Jezerc.

Me këtë projekt këtij lokaliteti krahas atraktivitetit turistik që posedon po i shtohet edhe  dimensioni historik nga se me Jezercin lidhet periudha  e luftës së fundit të UÇK-së në Ferizaj.

Drejtori I Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë së bëhet fjalë për një projekt me rëndësi i cili tash po ndodhet në fazën e tenderimit dhe pritet që shumë shpejt të nisë së jetësuari. Madje Bytyqi ka shtuar se  ky projekt  shumë shpejt do të jetë edhe para qytetarëve të Ferizajt për diskutim.

“Përveç rëndësisë turistike fshatit Jezerc  po i japim edhe rëndësinë që i takon, rëndësinë historike. Dihet që para disa ditësh kryetari i komunës Aliu  me Ministrin në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar një marrëveshje për fillimin e ndërtimit të Parkut Memorial në fshatin Jezerc.  Është një projekt shumë i rëndësishëm, një projekt identitarë jo vetëm në komunën e Ferizajt po në gjithë Republikën e Kosovës. Do ti jep rëndësinë e veçantë luftës së fundit në fshatin Jezerc , gjegjësisht do të nxjerrë në pah vlerat e luftës së fundit e cila është zhvilluar në fshatin Jezerc.  Vlera e projektit, faza e tenderimit pritet të jetë rreth 450 mijë euro, ku 400 mijë euro do të financohen nga Ministria ndërsa pjesa tjetër prej 50 mijë euro do të financohet nga komuna e Ferizajt. Tenderimi do të bëhet me procedurë të përshpejtuar për shkak të kohës dhe presim që në fund të këtij muaji apo edhe në fillim të muajit tjetër të fillojmë me realizimin e këtij projekti. Në ditët në vijim do ta paraqesim  edhe si projekt për qytetarët e Ferizajt që të kenë mundësi ta shikojnë. Pro do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt dhe fshatin Jezerc” ka thënë Bytyqi.

Ky projekt po konsiderohet identitarë për komunën e Ferizajt  dhe vendin. Po konsiderohet si I pari për nga natyra e implementimit.

“ Do të jetë projekt identitarë jo vetëm Ferizajn dhe fshatin Jezerc por edhe për gjithë Kosovën. Do të jetë një projekt i mahnitshëm dhe do të jetë projekt i parë   në gjithë Kosovën nga natyra e implementimit dhe një projekt i veçantë ku gjatë implementimit do ta vërejnë vet qytetarët e i cili do të shfaqë vlerat e luftës së fundit të cilat janë zhvilluar në fshatin Jezerc” ka thënë  Bytyqi.

Bëhet e ditur se kjo drejtori shumë shpejt do ti bëjë publike detajet e projektit.

Nënshkrimin e projektit ditë më parë e bëri kryetari i Ferizajt Agim Aliu dhe Ministri në detyrë Fatmir Matoshi, transmeton televizioni Liria.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img