03,07,2025

Mediat zvicerane raportojnë se 75-vjeçarja që preu në fyt 7-vjeçarin është me probleme mendore

Must Read

Vrasja që ndodhi dje në Basel të Zvicrës, ka tronditur tërë vendin. U vra I.M nga Lipjani i Kosovës, vetëm 7-vjeçar. Krimin dyshohet se e ka kryer një 75-vjeçare, për të cilën mediat zviceranë po shkruajnë se është me probleme mendore

Blick.ch, ka shkruar se e dyshuara që kreu vrasjen e të voglit, 7 vjeçarit nga Kosova, është “mentalisht e paqëndrueshme”, transmeton Gazeta Express.

Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i ditur, por ajo që dihet deri më tani është se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin e bërë.

I.M është vrarë 200 metra larg shkollës ku sapo kishte përfunduar mësimin.

Tashmë dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen.

Nëna e cila nuk mund të mbaj lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.

Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img