23,04,2024

Mediat shtetërore turke: Putin dhe Erdogan takohen në gusht

Must Read

Mediat shtetërore turke thonë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në muajin gusht, që do të jetë takimi i tyre i parë direkt, prej nëntorit të vitit 2015, kur është rrëzuar një aeroplan luftarak rus nga Turqia.

Agjencia Anadolu, duke i cituar burimet presidenciale, ka raportuar se takimi do të mbahet në javën e parë të gushtit.

Sot Ankaraja dhe Moska kanë njoftuar se Putin më herët e kishte thirrë Erdoganin për të shprehur mbështetje pas përpjekjes vdekjeprurëse për puç në Turqi.

Në kumtesën e Zyrës së zotit Erdogan thuhet se Putin dhe Rusia qëndrojnë së bashku me “qeverinë e zgjedhur të Turqisë”.

Putin, po ashtu, ka diskutuar për sigurinë e turistëve rusë “nën kushtet aktuale të komplikuara” në Turqi, ka njoftuar Kremlini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img