25,04,2024

Mediat greke: T’i shporrim shqiptarët

Must Read

Mediat greke kanë hedhur sot një hap më shumë. E përditshmja “Stohos”, në kryeartikullin e saj bën thirrje për dëbimin e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Ajo i quan ata “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”.

Shkrimin “Stohos” e shoqëron me një fotomontazh provokues: flamuri shqiptar është përafruar me atë të Turqisë dhe një ushtar grek i qëllon me plumba.

Tensionet u rritën pas deklaratave të Athinës ndaj planit të qeverisë shqiptare për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë. Një provokim i kryeministrit Rama, me postimin e një të Akropolit me dhe një shënim që tregonte se Athina u shpëtua nga një shqiptar, i hodhi benzinë zjarrit.

Retorikë nacionaliste, e konsideroi Athina gjuhën e kryeministrit Rama, i cili u përpoq t’i ulte tonet në intervistën e tij dhënë në televizionin grek, Skai, pasi më parë, në parlamentin shqiptar kishte folur me tone të forta në mbrojtje të çështjes çame.

Ministri grek i mbrojtjes, i veshur me uniformë ushtarake duke ndjekur një stërvitje në kufi me Shqipërinë, deklaroi gjatë javës se deklaratat provokuese do të kenë një përgjigje të qartë nga Greqia.

“Nga këtu dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare për të bërë deklarata provokuese. Përgjigjja jona është e qartë:

Greqia është e vendosur të mbrojë sovranitetin kombëtar të vendit dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare. E kam fjalën edhe për deklaratat e fundit të z. Rama, për sajesat antihistorike që ai flet e që na sjellin përsëri në kujtesë bashkëpunëtorët e nazizmit. Ishin ata që dolën në anën e humbësve.

Ata ishin në anën e mundur në luftë. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla dhe nuk do të pranojnë raporte të tilla, të cilat dëmtojnë dhe infektojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, – tha ai.

Tirana iu përgjigj dje me anë të ministrjes së mbrojtes, Mimi Kodheli, e cila nuk bëri deklaratë zyrtare, por një status në Facebook.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”,- shkruajti Kodheli.

Këto zhvillime u pasuan me kthime në kufi, pa motive të qarta. Ndërsa në jug të vendit kanë nisur të shfaqen parulla në Greqisht.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img