20,04,2024

Më shumë se një mijë vëzhgues në balotazhin e nesërm në Drenas

Must Read
Zgjedhjet, Arkiv

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë (04 dhjetor) dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë. Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për t’i vëzhguar këto zgjedhje”, thuhet ne njoftimin e KQZ-së.

Ky është njoftimi i plotë:

PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE

07:30 Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve. 11:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00. 15:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00. 19:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e pjesëmarrjes në votime. : Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë. Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR RAUNDIN E DYTË NUMRI I VOTUESVE QENDRA VOTIMI VENDVOTIME 52 569 28 72 Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.

Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë (04 dhjetor) dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë. Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për t’i vëzhguar këto zgjedhje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img