29,03,2024

Fondacioni i Labinot Tahirit bën me shtëpi familjen e Floriana Musliut

Must Read

Fondacioni i Labinot Tahirit ka bërë me shtëpi të re, familjen e Floriana Musliut e cila ndërroi jetë pasi nuk mundi ta fitojë betejën me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes fotografive të ndara në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

Ai tha se bashkë me donatorët, kanë vendosur që familja e të ndjerës të mos paguajë qera por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re.

“Mirëdita vllezer e motra!

Super lajm

Familja e Floriana Musliut, behet me banesë të re

Tani, kur në Kosovë kemi lajme jo të mira, ne duam të ju japim lajmin e mirē për familjen Musliu, e cila pas vdekjes se vajzes Florianës që ndrroi jetë nga kanceri ishin jashtzakonisht të merzitur dhe të stërlodhur nga shpenzimet që paten për tu munduar me e shpetua Florianen!

Ne si fondacion, me donatorët tanë që dua ti falenderojë përzemêrsisht, vendosem që më familjen mos ta lëm me pagua (qera) por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re!

Urime e ta gëzoni prindër të Floriana Musliut!”, ka shkruar Labi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img