26,04,2024

Më në fund edhe Ferizaj me Ministër. Ekrem Mustafa emërohet Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës

Must Read

Ferizaj.15.10.2018. Pas shkarkimit të Bejtush Gashit nga posti i Ministrtir të Brendshëm në kët post është emëruar Ekrem Mustaf. Për emërimin e Ekrem Mustafës në këtë post bëhet e ditur se më i zëshmi ka qenë deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri, duke thënë se Ferizaj si një qytet që jep aq shumë për shtetin e Kosovës, e meriton një ministër nga rajoni i vet.
Lajmin për emërimin e Ekrem Mustafës e ka bërë vet Labinot Tahiri në rrjetin social facebook, i cili ka thënë se ajo që nuk u realizuar për 19 vite u realizua për 11 muaj
Ky është postimi i Labinot Tahirit me rastin e emërimit të Ekrem Mustafës Ministër i Brendshëm i Kosovës.

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ
URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!
Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëvw

Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img