29,03,2024

Me 5 pikë negative merret patentë-shoferi (Video)

Must Read

Ngasësi i veturës i cili shkakton 5 gabime që vlerësohen me pikë negative i merret patentë shoferi, u propozua të hënën në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën u bë shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për rregullat e komunikacionit rrugor.Deputetët debatuan për një pjesë të madhe të amandamenteve , duke kërkuar sqarime edhe nga specialistët pjesëmarrës.

Lidhur me amandamentin 253, për marrjen e dokumentit, “Patentë-shofer” nga policia, deputetja Sala Berisha e trajtoi atë si shkelje e të drejtave të njeriut.Kryetari i këtij komisioni, Muhamet Mustafa, tha se në mbledhjen e kaluar kanë shqyrtuar disa amandamente dhe se do të vazhdohet amandamenti për patentë shoferë.Amandamenti nr. 201, i cili ndërlidhet me mjetet që kryejnë shërbime publike aprovohet pa asnjë kundër dhe abstenim.

Anëtari i Komisionit, Raif Qela, propozoi që shoferët të cilët shkaktojnë aksidente dhe largohen nga vendi i ngjarjes, të gjobitën me heqje prej 3 pikë negative të bëhen me 5 pikëve negative.“Grupi punues propozon që nga 3 pikë negative të bëhen 5 pikë negative. Në rast që dënohet me gjobë prej 300 – 900 euro, shoferi i cili është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksident dhe i cili largohet me mjet nga vendi i ngjarjes, mendojmë se është kundërvajtje e rëndë të largohet nga vendi i ngjarjes, prandaj mendojmë se duhet të bëhet prej 3 pikëve në 5 pikë negative”, ka thënë Qela.

Grupi punues i Ministrisë së Infrastrukturës kishte propozuar që me 9 pikë negative shoferit t’i merret patentë shoferi.Anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor./Ekonomia Online

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img