16,04,2024

Më 4 maj BE-ja propozon heqjen e vizave për turqit?

Must Read

Presidenti-i-Turqisë-Recep-Tayyip-Erdogan-640x358

Komisioni Evropian njoftoi sot se do të propozojë datën 4 maj për heqjen e vizave për shtetasit turq, nëse Ankaraja përmbush kriteret e domosdoshme të vëna nga pala evropiane.

Ekzekutivi evropian do të paraqesë raportin e tretë mbi këtë çështje më 4 maj, që pritet të shoqërohet nga një propozim legjislativ që do të ndikojë në përfshirjen e Turqisë në listën e shteteve të përjashtuara nga detyrimi i kërkesës për viza.

Nëse Komisioni do të dalë me një deklaratë pozitive për këtë çështje, Turqia duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të plotësuar kriteret e vëna deri në fund të muajit prill, dhe heqja e vizave pritet të ekzekutohet si vendim deri në fund të qershorit 2016 ose edhe më vonë.

Kreu i qeverisë turke, Ahmet Davutoglu, paralajmëroi dy ditë më parë se Turqia nuk do t’i përmbahet respektimit të marrëveshjes migratore me BE-në nëse evropianët nuk mbajnë premtimin e heqjes së sistemit të vizave për shtetasit turq deri në fund të muajit qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img