19,04,2024

Më 28 Shtator,në Ditën e Dëshmorëve shpaloset shtatorja  e dëshmorit  Sadik Bega – MORTAJA

Must Read

Në Ditën e Dëshmorëve, më 28 Shtator,  Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me shoqatat e  dala nga Lufta e UÇK-së  kanë organizuar një sërë aktivitetesh.  Gjatë kësaj dite është paraparë  seancë solemne e Kuvendit të Ferizjt, pastaj  Homazhe tek varrezat e Dëshomtëve. Ndërsa ora 11:00  bëhet shpalosja e  shtatores së Dëshmorit të Kombit të UÇK-së  Sadik Bega – MORTAJA

Për këtë edhe Shoqata e veteranëve të luftës së UÇK-së  u   ka bërë ftesë  publike  të gjithë qytetarëve  për pjesëmarrje sa më masovike.14440920_10206893760212338_443234931896583819_n

Ftoheni që të merrni pjesë në zbulimin e Shtatores së Dëshmorit të UÇK-së – Komandantit të Njësisë Speciale të Zonës Operative të Neredimes – Sadik Bega – MORTAJA.
Për të qenë i lirë duhet të kemi parasysh se liria është e shtrenjtë, ndërsa gjaku i Dëshmorëve është çmimi i lirisë. Nuk ka jetë të dinjitetshme pa qenë kombi apo vet njeriu i lirë. Me 28.09.2016 po kthejmë Mortajën në bronz, i cili me idealin dhe gjakun e tij dha më të shtrenjtën për këtë tokë – JETËN E TIJ për tu bërë i pavdekshëm në historinë e kësaj toke, ku edhe falë gjakut të tij dhe gjithë Dëshmorëve të tjerë ne sot po e gëzojmë lirinë.

Lavdi Dëshmorëve të rënë për liri!

14463087_10206893760092335_902097551548940581_n 14479564_1274816109219876_6493755519214272895_n-1

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img