28,03,2024

McCain: SHBA mbetet e angazhuar për sigurinë në Baltik

Must Read
jon McCain

McCain i bëri këto komente në Talin të Estonisë, në përpjekje për të zbutur shqetësimet rreth politikave të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Trump ka shkurajuar udhëheqësit në Estoni, Lituani dhe Letoni, duke thënë se vendet e NATO-s duhet të rrisin kontributin në Aleancë, nëse duan mbështetje.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë dhe Gjeorgji ka rritur frikën se Moska mund të bëjë gjëra të ngjashme edhe në Baltik.

“Mendoj se prania e trupave amerikane këtu në Estoni është sinjal se ne besojmë në atë që ka besuar Ronald Reagan: paqe përmes forcës”, tha McCain.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar sjelljen e keqe të Rusisë është posedimi i një aleance të besueshme dhe të fortë ushtarake”, shtoi ai.

SHBA ka stacionuar rreth 150 trupa në secilin shtet të Baltikut dhe në Poloni në prill të vitit 2014.

McCain po ashtu tha se nuk pret që SHBA-ja të heqë sanksionet kundër Rusisë, të vëna pas aneksimit që i ka bërë Moska Krimesë në vitin 2014.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img