23,04,2024

,,Mbrojtja e pyjeve 2020”, arrestohen 8 persona dhe konfiskohen 8 mjete transporti

Must Read

Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2020” , njësitet policore  të Stacionit Policor në Ferizaj,  kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve .

Gjatë ditës së djeshme  dhe sot, në Ferizaj  ,njësitet policore  kanë shoqëruar  tetë (8) persona dhe janë  konfiskuar  tetë (8)  mjete të ndryshme transporti si dhe  një sasi e drunjtëve,duke u transportuar në  mënyrë ilegale (pa fletë përcjellje dhe të pa vulosura).

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët kanë shqiptuar 8 fletëparaqitje   për transportim ilegal të drunjëve ,si dhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore.

Nga ana e policisë,gjatë kontrollimit të dokumentacionit,ka rezultuar se të gjitha mjeteve transportuese iu kishte skaduar afati i regjistrimit dhe ndaj ngasësve  janë shqiptuar tetë fletëparaqitje për kundërvatje.

Plani operativ është në vazhdim .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img