26,04,2024

Mblidhet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, situatë e qetë dhe stabile e sigurisë dhe menaxhim i mirë i pandemisë

Must Read

Ferizaj. 23. Prill 2021

Paraditen e sotme, në ambientet e Komunës së Ferizajt, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, mekanizëm ky që ka për funksion të trajtoj çështje të ndryshme të sigurisë në nivelin lokal. Temë e diskutimit në këtë mbledhje që drejtohej nga Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi ishte niveli i përgjithshëm i sigurisë në nivelin lokal, situata pandemike dhe menaxhimi i saj si dhe hartimi i Planit të Punës së këtij mekanizmi.

Nënkryetari Gavazi shpjegoi gjërësisht të gjitha hapat e ndërmarra nga Shtabi Emergjent Lokal i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu për menaxhimin e situatës pandemike, gjersa nga të pranishmit u vlerësua lartë angazhimi i ekipeve të Komunës në menaxhimin e pandemisë. Gjithashtu, në aspektin e sigurisë, Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara, njoftoi se situata e sigurisë në rrafsh lokal, është e qetë dhe stabile, dhe se organet e rendit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur këtë situatë në këtë nivel.

Diskutime nga të pranishmit, anëtarët e KKSB-së pati edhe për çështje të tjera, që kryesisht lidheshin me pandeminë, menaxhimin e saj në nivel arsimor si dhe deponitë ilegale të mbeturinave që shqetësojnë komunitetin, çështje të cilat morën rekomandimet nga KKSB dhe do të marrin zgjidhje të shpejta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img