18,04,2024

Mbi 6 mln euro borxhe ia kanë qytetarët ndërmarrjes “Pastërtia” në Ferizaj, punëtorët mbesin pa paga

Must Read

Qytetarët e Ferizajt, por edhe institucionet në këtë komunë nuk po i kryejnë obligimet ndaj ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia”.

Borxhet që kësaj kompanie nuk i janë paguar arrin shifrën e mbi 6 milionë eurove.

Kjo ka bërë që 270 punonjës sa ka gjithsej ndërmarrja të mbesin pa paga.

Gjysma e tyre madje ende nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.

Duke e parë këtë gjendje, kuvendi i aksionarëve me propozim të bordit të drejtorëve, ka marrë një vendim që të bëjë një ofertë stimuluese për qytetarët në mënyrë që ta paguajnë 50 për qind të borxhit dhe gjysma tjetër të shlyhet, raporton KOHA.

Në anën tjetër, Arben Halili, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajt, ka kërkuar nga qytetarët t’i shlyejnë borxhet ndaj kompanisë, sepse është burimi i vetëm që punonjësit t’i marrin pagat me rregull.

Qytetarët deri në fund të vitit e kanë mundësinë që t’i shlyejnë borxhet e tyre sipas ofertës së kompanisë, ndërkohë nga fillimi i vitit të ardhshëm borxhet nëse nuk kryhen do të inkasohen nëpërmjet përmbaruesve privatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img