26,04,2024

Mbi 300 mijë të vrarë në luftën e Sirisë

Must Read

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se të vrarët përfshijnë 59,000 trupa qeveritare dhe mbi 86,000 civilë.

Të tjerët, sipas Vëzhguesit, janë rebelë, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane.

Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70,000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img