16,04,2024

Mbi 200 ushtarë të rinj ju shtuan Kosovës

Must Read

Në kazermën „Skënderbeu“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj, u mbajt sot ceremonia e betimit të 257 rekrutëve të rinj, gjenerata e parë e FSK-së për vitin 2022, pas përfundimit të trajnimit bazik nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit të pranishëm ishin: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaçi,si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, atashe ushtarakë, përfaqësues të NALT-it, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike, si dhe familjarë të rekrutëve dhe mysafirë të shumtë.

Rekrutët që diplomuan sot do të rreshtohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe punëve fisnike, që do të kenë në karrierën e tyre, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img