24,04,2024

Mbi 1500 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në Itali

Must Read

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani, së bashku me disa përfaqësues dhe ekspertë nga institucioni që ai drejton zhvilluan një vizitë studimore në Itali.

Në një njoftim zyrtar nga ky institucion bëhet e ditur se njohja dhe shkëmbimi i eksperiencave më të mira me Garantuesin Kombëtar të të drejtave për të dënuarit ose personave të privuar nga liria të Italisë ishte në fokus të kësaj vizite, raporton AA.

Delegacioni shqiptar i Avokatit të Popullit zhvilloi takime ekspertë të njohur në fushën e të drejtave të njeriut. Gjatë takimeve u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit në dobi të shkëmbimit të eksperiencave në nivel ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e qytetarëve respektivë, sidomos në fushën e migracionit. /Telegrafi

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img