26,04,2024

Mbi 150 mijë euro janë të hyrat nga testi i maturës në Kosovë

Must Read

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë se krahasuar me shpenzimet që ka mbajtja e provimit të maturës, shuma që obligohet për nxënësit mbetet simbolike por me peshë të madhe.

Çdo maturant që i nënshtrohet testit të maturës obligohet të paguaj një shumë prej 5 euro. Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga ky test ndërkohë kërkohet që kjo pagesë të mos kufizoj ata që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Çdo vit testit të maturës i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, të cilët për të pasur të drejtën që t’i nënshtrohen këtij vlerësimi, obligohen që fillimisht të kryejnë pagesën pasi zyrtaret e MASHT ankohen për shpenzime.

Mustafë Kadriu-Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se “Përmes pagesës të cilën e bëjnë maturantët me vlerën 5 euro, ne paguajmë administruesit, anëtarët e komisioneve, të cilët si qëllim kanë, krijimin e një klime të punës së maturantëve gjatë administrimit të testit. Administruesit dhe komisionarët në ditën e administrimit të testit kanë një mëditje ditore prej 25 deri në 30 euro, varësisht nga vlerat që kemi mbledhë nga maturantët dhe ata obligohen që me më shumë përgjegjësi ta kryejnë detyrën e administrimit të testit, pavarësisht përgjegjësisë dhe ndërgjegjes që ata kanë, obligohen më shumë kur paguhen me një mëditje ditore”.

Duke krahasuar me vendet e tjera rajonale, sipas zyrtarit të MASHT, Kosova ka shumën minimale.

Shqipëria në maturën e vitit 2017, ka paguar diku 15-16 euro, ndërsa në Turqi është kapur vlera prej 40 euro.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, konsideron se pagesa është e arsyeshme, ndërsa thotë se kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohem nga ky obligim financiar.

“Provimi i maturës nuk është i obligueshëm, ndërsa kostoja reale e tij është shumëfish më e madhe sesa shuma që mblidhet nga maturantët. Prandaj, pagesa është e arsyeshme, ndërsa të gjitha kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohen nga ky obligim”, ka thënë Pupovci për televizionin publik.

Matura shtetërore ka filluar të realizohet qysh prej vitit 2005 në disa drejtime të gjimnazit, ndërkaq prej vitit 2006 ka filluar të aplikohet në të gjitha shkollat. Testi i maturës organizohet në dy pjesë, ndërsa nxënësit në momentin që bëjnë pagesën fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar të dy pjesëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img