Lajme

Mbi 15 të vrarë në Munih, dyshohet se sulmi u bë nga ISIS-i


Publikuar më:


Reuters raporton se janë mbi 15 të vrarë në një qendre tregtare në jug të Munihut në Gjermani.

Nga imazhet e televizioneve gjermane, shihen dhjetëra vetura të Emergjencës, jashtë qendrës.

Tërë sistemi i transportit në Munich është ndërprerë shkaku i sulmit në qendrën tregtare “OEZ”. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë ka thënë se autoritetet ende janë duke evakuuar njerëzit nga kjo qendër tregtare.

Në ndërkohë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Michale S. Smith II, thotë se prapa sulmit qëndron ISIS-i. Këtë deklaratë e jep duke u bazuar në përhapjen e lajmit në rrjetet sociale që ndërlidhen me këtë organizatë terroriste.

Sipas Policisë personi përgjegjës për të shtënat ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe ai nuk është kapur ende.

Comments
To Top