27,04,2024

Mbajt mbledhja e ekzekutivit komunal, diskutohet për ri-programim të borxheve dhe projektet prioritare

Must Read


Ferizaj.16.02.2018.
Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e rregullt javore e ekzekutivit komunal. Në këtë takim u diskutuan disa pika të rendit të d itës, ndër to me theks të veçantë, përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit Komunal për të cilën u njoftua se janë bërë të gjitha përgatitjet, përkatësisht propozimet për çështjet për diskutim, ndërkohë, pikë e rendit të ditës ishin edhe aktivitetet dhe organizimi komunal për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të cilën drejtoresha e Kulturës, Rinise dhe Sportit njoftoi për rrjedhën e aktiviteteve kulturore e sportive.

Ndër të tjera në këtë mbledhje u diskutua edhe për format e ri programimit të borxhit dhe menaxhimin komunal për tejkalimin e kësaj situate, marrëveshjet me donatorë dhe projektet prioritare me të cilat do të aplikoj Komuna e Ferizajt në fondet vendore dhe ndërkombëtare si dhe çështjet e menaxhimit me shërbimet publike dhe projeksionet për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së të tyre.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe për punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë javës që lamë pas në secilën drejtori, progresin në çështje të caktuara si dhe hapat që do të ndërmerren në ditët e ardhshme. Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan kryetarin Aliu për rrjedhën e punës në drejtoritë përkatëse, me ç ‘rast edhe kryetari Aliu njoftoi këta të fundit për aktivitetet, takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të institucioneve qendrore, vendimet si dhe planet e realizuara në javën që shkoi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img