19,04,2024

Mbahet trajnim i mësimdhënësve të shkollave të mesme

Must Read

Ferizaj. 16.03.2019. Sot  në Ferizaj është mbajtur një punëtori  në kuadër të projektit “Rinia e shëndosh, ardhmëri e sigurt”  e financuar nga Drejtoria e  Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale , e përkrahur nga Drejtoria Komunale e Arsimit  dhe e implementuar nga  IPEDU.

Në këtë  punëtori, në të cilën u  shqyrtuan mundësit dhe mënyrat  për trajtimin e rasteve  problematike të adoleshentëve morën pjesë mësimdhënës të shkollave të mesme , këshilltarë  dhe psikolog të shkollave të mesme.

 Në këtë punëtori u diskutua për trajtimin e këtyre rasteve  dhe u shkëmbyen edhe përvojat e menaxhimit të rasteve të ndryshme të cilat po e përcjellin  arsimin e mesëm në Ferizaj.

“Ky trajnim  ka pasur për  qëllim  që përveç ligjëratave të cilat u mbajtën nga profesionistët e fushës   mësimdhënësit u informuan edhe  për hapjen dhe funskionalizimin e  Qendrës Këshilluese e cila funksionon në kuadër  të organizatës IPEDU.  Në këtë trajnim   u trajtuan edhe temat  për problemet e adoleshencës, çrregullimet  në sjellje të nxënësve dhe edukimin prosocial” tha z. Ramush Lekaj, Drejtor i programeve në IPEDU.

Në këtë trajnim organizatorët  ligjëruan  temat në lidhje me problemet të cilat më së shumti shfaqen tek mosha e adoleshencës.

“Është një trajnim, përmes të cilit  jemi munduar  të trajtojmë temat më aktuale të adoleshencës  dhe mënyrat e menaxhimit  të këture rasteve nga mësimdhënësit “ ka thënë Njazi Bytyqi, koordinator i projektit.

 Ky trajnim u mirëprit edhe nga mësimdhënësit pjesëmarrës  të cilët gjatë punëtorisë  paraqitën shumë raste  me të cilat po përballen nxënësit e shkollave të mesme  si dhe mënyrat se si i kanë  menaxhar këto raste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img