18,04,2024

Mbahet takim me kryetarë të fshatrave, kërkohen investime

Must Read

Organizata joqeveritare nga Prishtina “Demokracia Plus”, ka mbajtur takim me qytetarë dhe asamblistë të kësaj komune në sallën e  Kuvendit Komunal të Ferizajt. Koordinatorja e organizatës “Demokracia  Plus”, Dëbora Peci, tha se qëllimi  këtij takimi është ngritja e zërit të qytetarëve për nevojat dhe kërkesat e tyre, si dhe fuqizimi i grave përfaqësuese në angazhimet politike.

“Takimi ka qenë një mundësi që gratë anëtare të komunës së Ferizajt të kenë mundësinë të takohen me qytetarë të komunës së Ferizajt, qoftë nga zonat urbane dhe ato rurale në mënyrë që këto pastaj kërkesat që i mbledhin nga takimi publik t’i ngritin si çështje në seancat e Kuvendit. Ato mund të jenë ose të përfshihen si pika të rendit të ditës ose nëse janë pak më gjenerale me qenë si pjesë e pyetjeve dhe përgjigjeve që ato ia drejtojnë njerëzve adekuat”, tha Dëbora Peci.

Theks të veçantë në mes tjerash, pjesëmarrësit e këtij takimi i vunë mungesës së ujit, kanalizimit dhe problemeve me mbeturina nëpër fshatra të ndryshme të Ferizajt.

 “Një që na mungon ne më shumë është kanalizimi, një lagje, dikund rreth 20 shtëpi nuk kanë kanalizim fare edhe kanalizimi ekzistues që është derdhet në të gjitha tokat e punueshme. Ka qenë projekti i mëhershëm, i gjithë fshati kemi kontribuar edhe për kanalizim edhe për ujësjellës edhe projekti kur është bërë nuk është realizuar dhe tani derdhet në tërë arat edhe një tjetër që na shqetëson ne në fshat është se janë bërë mbeturina shumë dhe po ka shumë deponi, thuajse gati në çdo cep ka mbeturina shumë dhe do të kërkoja nga ju, nga Kuvendi Komunal që të merrni masa, sidomos për mbeturinat”, tha Ali Maliqi nga fshati Rahovicë.

 “Unë kam disa pyetje, shumë pyetje kemi, por asnjë deri tash nuk janë realizuar. Ne kemi kërkesa shumë, kërkesën më të madhe e kemi me ujë. Tërë verën nuk kemi ujë, dimrit kemi ujë boll, tash kemi, mirëpo e kemi pasur edhe kryetarin me 28 janar, ka qenë në fshatin Tërrn, kemi biseduar. Kemi probleme me kanalizim që nuk jetohet aty. Unë kam pritur që do të merrni masa, kryetari do të marrë masa që mos të ketë epidemi siç është tani në Kinë”, tha Nazmi Musli nga fshati Tërrn.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, u tha të pranishmëve se kërkesat e tyre do t’i adresoj në drejtoritë përkatëse të komunës së Ferizajt.

“Ndoshta nuk po mundem të gjithëve t’ua kthej ato vërejtjet ose kërkesat, ose ankesat që i keni pasur, të gjitha unë jam duke u munduar t’i shkruaj, secilin fshat veç e veç, po besoj që këto do t’i ngritim jo vetëm në seancë, por edhe disa do t’i drejtojmë në zyrat e drejtorëve dhe të shohim ku është problemi që kanë mbetë pa u realizuar, a janë projekt-buxhet apo jo, por unë po u lutem si përfaqësues të qytetarëve që të jeni aktiv, t’i paraqitni kërkesat e juaja edhe pse ju sigurisht i keni paraqitur, por po them që unë nuk i kam parë, besoj që drejtorët i kanë parë, përndryshe me qenë prezent edhe gjatë dëgjimeve buxhetore”, tha Kristina Gashi-Bytyqi.

Projektin për dëgjim të zërit, organizata joqeveritare “Demokracia Plus” është duke e implementuar edhe në komuna të tjera të Kosovës si në Fushë Kosovë, në Pejë, Obiliq, Lipjan dhe në Graçanicë, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img