Ferizaj

Mbahet sesion informues për përkrahjen e bizneseve të quajtur “Fondi i Punësimit”


Publikuar më:


Këtë të martë është mbajtur një sesion informues në lidhje me platformën për përkrahjen e bizneseve të quajtur “Fondi i Punësimit”, platformë kjo që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e punësimit, përmes subvencionimit direkt të bizneseve, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve, në fushën e prodhimit në Komunën e Ferizajt.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, ka thënë se përmes këtij projekti do të ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të rrisin biznesin e tyre.

“Platforma e Kryetarit Aliu, ka qenë edhe fondi i punësimit i cili është parapare që fondi tw ndikojë drejtpërdrejt në rritjen numrin e punëtoreve në Komunën e Ferizajt. Përzgjedhja e përfituesit bëhet në mënyre konkurruese, ndërsa shuma e grantit, përcaktohet nga plotësimi i disa kritereve të cilat janë parapare”, ka thënë drejtori Bytyqi, përderisa ka shtuar se njëri ndër kriteret kryesore është që biznesi duhet të operojë në Komunën e Ferizajt, ku edhe duhet të bëhet investimi.

“Bizneset duhet të jenë të regjistruara në Zyrën për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në Komunë të Ferizajt, ndërsa biznesi duhet të ketë së paku një të punësuar përveç pronarit. Të gjeneroje punësim me marrjen e grantit, ndërsa punësimi i më tepër se një punonjësi për biznesin konsiderohet përparësi. Poashtu bizneset duhet të dëshmojnë se janë funksionale, të qëndrueshme në treg dhe kanë kapacitet të mjaftueshëm për zgjerimin e prodhimit, qarkullimit dhe rritjen e numrit të punonjësve”, tha drejtori Bytyqi.

Përmes këtij granti financohet blerja e pajisjeve, ndërsa vlera e grantit varet prej kapacitetet e qarkullimit të cilën bizneset e dëshmojnë përmes formularit të ATK, prej numrit të punësuarve , dokumentacionit të rregullt që kërkohet, veprimtarisë dhe vizitës në terren.
Vlera e një granti, për një përfitues, do të jetë 2,000.00 € deri 5,000.00 € shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej 20%, ndërsa planifikohet që të ndihmohen rreth 30 biznese të Komunës së Ferizajt.

To Top