18,04,2024

Mbahet Panairi i Sporteve në Ferizaj

Must Read

Karateistë, boksierë, notarë, gjimnastë e sportistë të tjerë të sporteve të ndryshme, performuan sot para qytetarëve të Ferizajt në hapjen e Panairit të Sporteve që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 Përfaqësuesit e klubeve ferizajase, thanë se ky panair promovon sportet dhe klubet si dhe u krijon mundësi fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve. Megjithatë, atyre nuk u pëlqeu organizimi, për çka thanë se janë njoftuar tek mbrëmë për këtë aktivitet dhe nuk u është dhënë mundësia të përgatiten.

“Paniret janë të mira pasi qytetarët shohin sporte të ndryshme për së afërmi dhe janë të mira“, tha Faton Asllani nga klubi i notit ”Ferizaj”.

“Njoftimi është bërë me vonesë, organizimi nuk ka qenë siç e kemi planifikuar, nxënësit janë në shkollë dhe ata të cilët punojnë, por prapë e ka efektin e vet edhe pse do të duhej të ishte më mirë i organizuar“, tha Gani Mahlla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

“Me të thënë të drejtën më kishin pas shkruar në viber dhe mbrëmë më ka thirrë Bashkimi megjithëse problem me ardhë ata më të mirët pasi janë në shkolla dhe nuk patëm mundësi t’i lajmërojmë“, tha Jetish Hetemi.

 Përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj, theksuan problemet me të cilat po ballafaqohen.

“Klubi notit në Ferizaj bën ushtrime në qytete të tjera, bëjmë disa kilometra larg vetëm për ushtrime, neve na duhet një pishinë, pasi ka mjaftë të interesuar për notin“, tha Faton Asllani.

“Mbështetje financiare nuk kemi as prej shtetit e as prej militetit, për nga infrastruktura klubet pa pasur salla, pajisje rezultati nuk mundet me qenë, por ne jemi munduar ta dëshmojmë veten si klub i karatesë pavarësisht këtyre”, tha Gani Mahalla.

 Ky është edicioni i pestë i Panairit të Sporteve që ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës. Organizimi i këtij aktiviteti sivjet rastisi me 5 vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, transmeton Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img