26,04,2024

Mbahet mbledhja  e Kuvendit, kalojnë dy propozim vendimet për ndërrimin e destinacionit nga tokë bujqësore në atë ndërtimore

Must Read

Ferizaj.01.12.2016. Të enjten është mbajtur mbledhja e dhjetë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me ç’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri ka prezantuar në mënyrë detaje të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Por në fillim të mbledhjes së Kuvendit të Ferizajt, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, kërkoi nga këshilltaret komunal që të hiqet pika e pestë e rendit të ditës e cila kishte të bënte me propozim vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të parcelës 1140-3, që sipas kryetarit ishte një lëshim teknik.
“Kemi pas të bëjmë me një pronë e cila ka qenë e shfrytëzuar nga posta për një kohë me qira, dhe është menduar që të jepet në shfrytëzim afatgjatë, por që nuk ka të bëjë me parcelën që është propozuar si tërësi, për shkak se edhe në planin zhvillimor, por edhe me orientimet tona strategjike për zhvillimin e qytetit, ne kemi paraparë që prona e ashtuquajtur “Eurogoma” t’i takojë kompleksit të objekteve arsimore. Ne aty do të ndërtojmë një shkollë e cila do të shërbejë për nevojat e qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Propozimi i kryetarit Svraqa që të hiqet kjo pikë e rendit të ditës, u përkrah nga të gjithë këshilltarët komunal.

Me tej janë propozuar edhe pika të tjera, por të cilat nuk kanë marr votat e mjaftueshme që të diskutohen në këtë mbledhje.
Vota të mjaftueshme nuk pati edhe pika tjetër e rendit të ditës e cila kishte të bënte me propozim vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronës komunale në Koshare parcela me 611-0.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit kaluan vetëm dy propozime vendimet për ndërrimin e destinacionit nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, propozim ky i bërë nga drejtori i urbanizmit Faik Grainca.

Në mbledhjen e dhjetë të këtij vitit betimin e dha këshilltari i ri Xhevdet Haxhidema i cili do të zëvendësojë Nehat Baftiun, pasi që ky i fundit tashmë është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img