Ferizaj

Mbahet Festivali “Playfest” në Ferizaj


Publikuar më:


Qyteti i Ferizajt edhe këtë vit realizoi festivalin e shumëpritur, “Playfest”. Përkundër situatës festivali u mbajt në parkun kombëtar “Liria”, duke respektuar të gjitha masat anti-COVID.

Këtë vit, Playfest u zhvillua gjatë muajit Gusht, me një program të larmishëm aktivitetesh që synojnë të përfshijnë tema të ndryshme kulturore-artistike dhe sociale drejt grupeve shoqërore që janë lënë pas dore nën hijen e situatës aktuale.

Festivali ka shfaqë edhe seri filmash të shkurtër rreth çështjeve të rëndësishme sociale që janë aktuale.

Të gjitha aktivitetet e festivalit u transmetuan drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Playfest në Facebook – i cili u mbajt pa pjesëmarrës.

Qëllimi i Playfest është të krijojë hapësirë për grupet të shoqërisë duke bashkëpunuar me të gjitha komunitetet përmes formave të ndryshme të artit, kulturës dhe programeve edukative. Synimi “Playfest” është të krijojë dhe promovojë shoqëri të qëndrueshme me interesa të përbashkëta, por mbi të gjitha të sigurojë barazi për të gjithë shoqërinë, ku ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë artin e tyre, t’u hapë rrugë artistëve të rinj duke i angazhuar ata në sferat sociale që kontribuojnë̈ në ndërtimin dhe zhvillimin e tyre. Festivali u zhvillua përgjatë 3 ditëve, kështu duke bërë edhe një përmbledhje të gjithanshme –  “Playfest”  filloi nga data 21 gusht deri më 23 gusht.

Data 21 gusht

Dita e parë i dedikohet më shumë diskutimeve ku ishin të ftuar aktivistë të shoqërisë civile, duke u trajtuar shume tema rreth artit, kulturës, filmit, mbrojtjes së mjedisit. te gjitha ditët u përmbyllë me disa orë muzikë klasike nga muzikantët e rinj, Arlind Lamaxhema në piano dhe Leona Salihu në violinë.

Data 22 gusht

Dita e dytë u karakterizua me workshope këtë radhë kushtuar librit, artit të karikaturës dhe skulpturës duke e përcjellë gjithashtu me platformën stand up, speak out kushtuar të drejtave të njeriut, barazi gjinore dhe te drejtat pronësore si dhe iniciativës qytetare dhe edukimit. Dita u përmbyllë me muzikë të zhanrit Soul, Funk dhe Blues nga grupi muzikor “ZHAGG”.

Data 23 gusht

Programi për ditën e tretë dhe të fundit  filloi nga mesdita ku artistët e njohur lokalë  të muzikës elektronike nga produksioni Playdrum (Altin Boshnjaku, Leke, Liburn & Pumio Space)  performuan për 5 orë me radhë. Të gjithë̈ adhuruesit e muzikës elektronike dhe artit kishin rast të ndjekin performancën në formatin live-stream të postuar në faqen e facebook-ut të playfest.

Edicioni i dytë i “Playfest” pason edicionin debutues të festivalit që rezultoi të ishte tejet i suksesshëm.

To Top