26,04,2024

Mbahet diskutimi publik për Draft Planin e Veprimit të Zyrës së Informimit

Must Read

Paraditen e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës u mbajt diskutimi publik për draft planin e veprimit të Zyrës së Informimit, që paraqet dokumentin bazë për organizimin institucional të takimeve, forumeve, publikimin e dokumenteve, takimet e Kryetarit të Komunës me qytetarët, mirëmbajtjen dhe freskimin me të dhëna të ueb faqes zyrtare të Komunës së Ferizajt, konferencat për media si dhe një varg veprimet e kategorish në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve.
Këtë diskutim publik, me pjesëmarrje fare të vogël të grupeve të interesit, përfaqësuesve politik dhe shoqërisë civile, e hapi Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila u shpreh se ky dokument që pritet të miratohet nga Kuvendi i Komunës paraqet dokumentin themeltar për transparencës dhe llogaridhënien e qeverisjes ndaj qytetarëve.

Tutje, shpjegime më të hollësishme për këtë dokument dha edhe Albion Sherifi – Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në kabinetin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu. Ai tha se një plan i tillë, siguron mirëorganizimin dhe planifikimin e duhur nga administrata komunale në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies.

Ndër të tjera, ai theksoi se si asnjëherë më parë, qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka shënuar dhe është vlerësuar nga organizma vendor, media e shoqëri civile, për standardin e lartë të vendosur në kuptim të transparencës dhe llogaridhënies, duke vënë theksin tek publikimi i një varg dokumentesh që deri më tani janë mbajtur të mbyllura nga publiku, siç janë lista e uzurpatorëve të pronave komunale, lista e pronave komunale, lista e borxhlinjve të pronave komunale, lista e shfrytëzuesve afatgjatë dhe afatmesëm të pronave komunale si dhe qiraxhinjtë e pronave komunale, zotime këto të të parit të Ferizajt, Agim Aliu të thëna gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Diskutimet në këtë takim ishin të pakta, ngaqë edhe pjesëmarrësit ishin të paktë në numër.

Arbenita Topalli nga organizata joqeveritare “Iniciativa për Progres” (INPO) dha disa rekomandime për t’i përfshirë në kuadër të këtij plani. Ajo tha se ky dokument duhet të saktësohet dhe precizohet edhe më tutje, paçka do të veproj ndaj gjithë administratës komunale. Kërkesat dhe rekomandimet nga kjo organizatë, përveç paraqitjes së drejtpërdrejt, ajo tha se do të bëhen edhe me shkrim për këtë dokument.

Javë më parë, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, ky dokument u përdor si shkas nga përfaqësues të opozitës për të akuzuar qeverisjen lokale për mostransparencë, në ndërkohë, pikërisht në ditën kur po diskutohej ky dokument, nuk mori pjesë asnjë nga këta përfaqësues politik, të cilët fare lehtë mund të jepnin kontributin e tyre për këtë dokument. Kjo të bën të kuptosh se veprimet e tilla të opozitës janë krejtësisht për efekt medial, protagonizëm dhe krejtësisht të pa interesuar që të shërbejnë në përmirësimin e këtij funksioni në kuadër të administratës komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img