Ferizaj

Mbahen garat e biologjisë, konkurrencë e fortë për vendet e para


Publikuar më:


Ferizaj. 1.maj.2016 – Organizuar nga Shoqata e biologëve “Bioekos” të shtunën në Ferizaj janë mbajtur garat e biologëve në nivel të Shkollave të Mesme të Ulëta të komunës.

Në këto gara morën pjesë 37 shkolla fillore na komuna e Ferizajt me gjithsej 180 garues.

Bazuar në rezultatet e testeve, vendin e parë nga klasat e gjashta e kanë ndarë nxënësit, Rinor Rexha, Zana Murseli,Ervana Salihu, dhe Era Meha, nga klasat e shtatat fituese ka dalë, Verona Sopa, nga klasat e teta vendin e parë e kanë ndarë nxënësit, Elire Gashi, Rinesa Rxhaj, dhe Enkeljeda Shabani, ndërsa nxënëset, Ermira Gashi dhe Artiola Gashi, kanë qenë fituese të kësaj gare në kuadër të klasave të nënta.

Drejtuesja e kësaj shoqate, Sevdije Hasani, ka thënë me këtë rast se konkurrenca në këtë edicion ka qenë e lartë bazuar në pjesëmarrjen e nxënësve

“Garat e diturisë nga lënda e biologjisë në nivel komune po i organizojmë për të dytin vit me radhë,në bashkëpunim me DKA-në. Synimi ynë është që këto gara ti bëjmë tradicionale dhe jo vetëm në nivel komunal por edhe në nivel kombëtar dhe më gjerë,sepse vlera që kanë është shumë e lartë. Nxënësit janë motivuar më shumë të mësojnë shkencat e natyrës dhe është krijuar një konkurrencë pozitive e punës ,si te nxënësit ashtu edhe të mësimdhënësit.Ne si shoqatë mendojmë se është më se e nevojshme të stimulohen nxënësit dhe mësimdhënësit moralisht dhe materialisht, për ti realizuar me sukses aktivitetet brenda dhe jashtë kurikulare, për një arsim cilësor dhe shoqëri të dijes ,krah me shtetet evropiane” tha Sevdije Hasani-Vishi kryetare e shoqatës “Bioekos”

Për më tepër duhet përmendur se në krejtë ketë proces që nga përpilimi i testeve, mabrëvjatja e procesit të testimit dhe vlerësimi i rezulatateve, i angazhuar ka qenë profesori i Biologjisë, Mejdi Musliu, i cili edhe e ka vlerësuar punën e nxënësve duke thënë se gara e ka arritur qëllimin ngase konkurrenca i ka nxjerë më të mirë në këtë lëndë.Do theksuar se kontribut në organizimin e kësaj gare kanë dhënë edhe arsimitarët e lëndës së biologjisë, ndërsa më të mirët edhe janë shpërblyer.

Rezultatet e testit

Vendi i parë  nga klasat e VI-ta u takoi: Rinor Rexhaj,Zana Murseli,Ervana Salihu,dhe Era Meha.

Vendi i parë për klasa të VII-ta i takoi:  Verona Sopa

Vendi i parë për klasa të VIII-ta i takoi: Elire Gashi,Rinesa Rexhaj dhe Enkelejda Shabani.

Vendi i par për klasa të IX-ta i takoi : Ermira Gashi dhe Artiola Gashi

Gara ne biologji

13112548_1041466525900260_742280597_o

13106083_1041466689233577_790745364_o13090736_1041466589233587_1933935981_o

 

Comments
To Top