20,04,2024

Mavraj me numër special te Hamburgu

Must Read

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare iu bashkua shokëve të rinj të ekipit në seancën e parë stërvitore të këtij viti me klubin që lufton për mbijetesë në Bundesligë.

“Jam i lumtur që jam në Hamburg. Objektivi kryesor është padyshim mbijetesa në Bundesligë. Për këtë fillojmë që sot përgatitjet”, tha Mavraj para mediave të interesuara për të shkëputur disa fjalë nga mbrojtësi kuqezi i cili vlerësohet si një përforcim i rëndësishëm i klubit.

“Pres me padurim të marr përsipër rolin që më është besuar në skuadër dhe dua të marr përgjegjësitë që më janë dhënë. Eksperienca luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Hamburgu është një klub i madh me tifozë të shkëlqyer të cilëve dëshirojmë t’u dhurojmë buzëqeshje në pjesën e dytë të sezonit”, deklaroi Mavraj.

Ndërkaq, është mësuar se Mavraj nuk do të mbajë numrin 15 as në klubin e tij të ri, një numër që e ka shoqëruar vitet e fundit te përfaqësuesja shqiptare e futbollit.

Te Bohumi ai mbante numrin 20, te Greuther Furth numrin 5, ndërsa te Koln numrin 19.

Meqë 15 ishte e zënë nga një nga futbollistët e rinj të Hamburgut, Mavraj ka zgjedhur një numër që sapo është lënë bosh nga braziliani Kleber, i larguar drejt Santosit. Ndaj në vijimin e sezonit, Mavraj do të zbresë në fushë me fanellën me numër 3.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img