20,04,2024

Matoshi: AAK e Nisma po synojnë të shndërrohen në “King Maker”

Must Read

Halil-Matoshi-780x439

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për  Kosovën kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e tyre lidhur me koalicionin parazgjedhor.

Marrëveshja është nënshkruar nga të dy liderët, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Analisti Halil Matoshi ka thënë për Telegrafin se AAK dhe Nisma me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po synojnë të shdërrohen në “King Maker” për qeverinë e ardhshme.

“AAK dhe Nisma kanë ndërtuar një bosht me synimin që të shndërrohen në ‘King Maker’ për Qeverinë e ardhshme, ndërsa VV-ja mbetet vetëm kundër të gjithëve, sepse mësymja e saj nuk është ndryshimi i Qeverisë ose një Qeveri e re me emra të vjetër por ndryshimi i qeverisjes dhe në këtë aspekt VV-ja e bën diferencën!”, ka thënë Matoshi.

Ndërkaq në anën tjetër, Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë për Telegrafin se bashkimi i partive opozitare është i vlefshëm.

“Bashkimi i partive opozitare është i vlefshëm saherë që bazohet në parime shtet-formuese, integruese, zhvillimore dhe të stabilitetit”, ka thënë Ramadani.

Në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se  AAK dhe Nisma për Kosovën akordohen që të vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img