28,03,2024

Kompensimi i orëve të humbura të mësimit – Komisioni për Arsim ka një qëndrim

Must Read

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi është bërë formimi i grupeve punuese për monitorim të ligjeve, atë për trashëgimi kulturore, për arsim parauniversitar, si dhe për mbikëqyrjen e Inspektoratit të Arsimit.

Po ashtu, komisioni ka diskutuar dhe analizuar gjendjen në arsim në gjysmëvjetorin e dytë.

Ismajl Kurteshi, kryetar i komisionit tha se për kaosin e krijuar në janar me grevën,

Sindikata duhet ta rishqyrtoj vendimin e saj dhe të mundësohet kompensimini orëve të mësimit të humbura në janar”, tha Kurteshi.

Komisioni sipas tij, të jetë një lloj ndërmjetësuesi ndërmjet SBASHK dhe MASHT për zgjidhjen e këtij problemi lidhur me kompensimin e arsimit.

Teuta Haxhiu, anëtare e komisionit, theksoi se komisioni ka zëvendësimi i orëve të humbura të mësimit me vendim të MAShT është i drejt.

Është mirë që sindikata e arsimit të jetë unike, që mos të ketë laramani për kompensimin e mësimit të humbur”, tha Haxhiu.

Driton Caushi, anëtar në Komisioni, tha se ky kundërshtim i vendimit të MASHT është i pa përgjegjshëm nga SBASHK.

Lulejeta Veseli, anëtare e komisionit deklaroi se kompensimi i mësimit në disa komuna dhe në disa jo, kjo tregon një politizim të arsimit në Kosovë.

Komisioni vendosi që të premten e ardhshme në orën 11: 00 që të raportojnë në këtë komision, SBAShK- dhe ministri i Arsimit lidhur kontestimin e zëvendësimet të orëve të mësimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img