26,04,2024

MASHT s’lodhet për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta

Must Read
Në shkurt të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Ligjin për statusin e punëtorëve të Arsimit të viteve 1990/99.

Kështu, në bazë të këtij ligji,  mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, do të paguhen për punën e tyre në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj.

Kështu rreth 10 mijë punëtorë të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, të cilët kanë ushtruar profesionin e tyre gjatë viteve shkollore 1990-‘99, sipas Ligjit, pritet të marrin benificionet e tyre, pas daljes në pension.

Sipas një llogarie të bërë, një mësimdhënës që ka punuar 9 vjet do “shpërblehet” më 95 euro në muaj dhe pension kontributpagues prej 260 euro. Kjo nënkupton se ata do të paguhen 355 euro në muaj.

Kurse shuma do të jetë më e vogël për mësimdhënësit që kanë punuar më pak vjet.

Ndërkaq, në rast se personi ka ndërruar jetë të drejtë kompensimi ka bashkëshortja ose bashkëshorti.

Miratimin e Ligjit e pati përshëndetur edhe Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, fuke theksuar se ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve, dhe se kjo është më e pakta që mund të bëhet për mësimdhënësit, të cilët janë heronjtë e viteve më të vështira për Kosovën.

“Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë”, pati thënë ministri Bytyqi.

Por, më pas  MASHT do të duhej që të përgatisë udhëzimin administrativ nëpërmjet të cilit do të duhej të aplikonin të gjithë mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve 1990/99.

Por, kjo çështje duket se sikur nuk po i intereson Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Zëvendësministri Muhamet Kelmendi, në një prononcim për Gazetën Observer thotë se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

‘’Nuk ka gjë në këtë drejtim. Ministria nuk po merret fare me këtë’’, u shpreh Kelmendi.

I pyetur se cila është arsyeja që kjo çështja është lënë pas dore dhe në harresë, zv/ministri shprehet se nuk janë as në fillesat e kësaj punr.

‘’Është e ngujuar dhe nuk është në prag të fillimit të punës. Po pritet nga Qeveria që të fillon’’, përfundon Kelmendi.

Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pati deklaruar se po presin udhëzimin nga MASHT-i për të filluar aplikimin.

‘’Sipas procedurave të parlamentit, atje janë kry të gjitha por tash i ka mbetë Ministrisë së Arsimit të nxjerrë një udhëzim administrative për të treguar mënyrën se si bëhet aplikimi i palëve që kanë qenë në ato vite. Gjersa nuk e nxjerrë MASHT-i këtë udhëzim puna mbetet e pakryer .Edhe pse ka afat deri në gjashtë muaj që është afat tepër i gjatë, besoj që MASHT-i do t’i ngutë procedurat dhe ta nxjerrë më shpejtë udhëzimin administrative për t’i dhënë mundësi palëve gjegjësit mësimdhënësve të asaj kohe që të aplikojnë për t’i  gëzuar benefitet që i sjellë ligji i viteve 90-ta’’, përfundon Jasharaj. /Gazeta Observer

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img