28,03,2024

Masat e reja që priten të merren nga Qeveria: Kthehet ora policore, shtyhet viti i ri shkollor

Must Read

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar për Telegrafin se pritet që Qeveria e Kosovës të marr masat e reja, të cilat edhe janë paralajmëruar.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti io ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator.

Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30

Te shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116,

Furnizimi me barna esenciale me kërkesë të komunave do të realizohet 92 për qind.

Ndërkaq, kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë vaksinim.

Po ashtu rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img