20,04,2024

Marsi!

Must Read

Shkruan: Hanife Salihu
Sërish vjen Marsi, e Marsi, vjen çdo vit! Po, këtë vit, do të shkruaj për heroinat lavdiplote të Marsit!
Mauji Mars, sa kuptimplotë është për shqiptarët!
Marsi i sakrificës, për shqiptarët! Marsi, I dhembjës ! Marsi, i heroizmit!
Marsi, i Lavdis!
Po,në muajin Mars, kemi katër ngjarje të mëdha, tri ngjarje të rendsishme për ne shqiptarët, dhe një ngjarje që është edhe ndërkombëtare. 
Pra, javën e parë të Marsit, kemi tri ngjarje, kemi ditën e mësuesit me 7 Mars!
E po ashtu, kemi edhe ngjarjen që është edhe ndërkombëtare, 8 Marsin, ditën e nënës ( gruas)
Por, 5, 6, 7 Mars, kemi ditët e heroizmit, ditët e sakrificës, ditët e lavdis!
Pikërisht, këto ditë, u bë historia! Këto ditë, filluan ditêt më të lavdishme të lirisë, të cilat e përfshin qiellin e Kosovës! 
Ditët, që i mobilizoj gjithë shqiptarët, kudo që ishin. Ditët e lirisë!
E gjithë kjo histori, filloi në Prekaz, nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari e familja e tij!
Nga djemtë e vashat ma të mira të vendit, nën ombrellën e UÇK-s!
Por, kësaj radhe, do të ndalem, te heroinat e familjes Jashari.
Në çdo përvjetor, i lëmë anash gratë e vajzat e familjes Jashari. E lëmë anash Adilen (gruan e Adem Jasharit) e cila ra dëshmore duke bartur municion Gjeneralit gjatë luftimeve, heroina e parë e familjes Jashari. E po ashtu, edhe gratë e vajzat e tjera të kësajfamilje kanë mbetur nën hijen e Gjeneralit Adem Jasharit, e bacës Shaban, e heroit ,Hamzë Jasharit.
Por, ne, duhet ndalur e kujtuar këto heroina, të gjalla të famijes emblimatike të Kosovës.
Si mos ti kujtojm:
Zahide Jashari-( nëna e Komandantit) 74 vjeçare
Zarife Jashari-49 vjeçare
Valdet e Jashari-15 vjeçare
Igballe Jashari-11 vjeçare
Feride Jashari-43 vjeçare
Selvete Jashari-20 vjeçare
Afete Jashari-17 vjeçare
Lirie Jashari-14 vjeçare
Fatime Jashari-9 vjeçare

Blerinë Jashari-7 vjeçare
Adile Jashari-40 vjeçare
Të tjerë Jashar:
Bahtije Jashari
Elheme Jashari 45- vjeçare
Hamide Jashari 70 vjeçare
Hafije Jashari 60 vjeçare
Elfije Jashari 38- vjeçare
Fatime Jashari 26- vjeçare
Mihrije Jashari 53 – vjeçar
Sabrije Jashari 29- vjeçar
Hanife Jashari 16- vjeçare
Hajrije Jashari
Fatime Bazaj
Salë Jashari- 57 vjeçare
E po ashtu këto ditë u flijuan edhe fëmijë, prej moshës 5 vjeçare e deri në moshën 18 vjeçare.
E Marsi, njihet edhe si Marsi i Pranverës Shqiptare, pasi që në Mars, të vitit 1981 filloj Marsi i lulëkuqeve të Kosovës!
Ne muaji Mars, përmblidhen shumë ngjarje historike për ne shqiptarët, si muaj i sakrificës e heroizmit për Liri, dhe muaj i përpjekjeve për barazigjinore!
Lavdi heroinave dhe heronjëve të Kombit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img