24,04,2024

Edhe një dritare e hapur për zhvillimin e UShAF – Marrëveshja e re me Universitetin Politeknik të Marche-së (Itali)

Must Read

Një Marrëveshje e re e Bashkëpunimit është nënshkruar sot mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit Politeknik të Marche-së të Italisë, ku është shprehur gatishmëria dypalëshe për të përforcuar bashkëpunimin akademik dhe gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës në këtë universitet italian të një delegacioni nga Kosova, i përbërë nga udhëheqës të UShAF dhe Universitetit të Gjilanit, të prirë nga rektorët z. Agron Bajraktari dhe z. Bajram Kosumi.

Gjatë kësaj vizite, rektorët kosovarë janë pritur nga rektori i Universitetit Politeknik të Marche-së, z. Sauro Longhi, ndërsa kanë parë nga afër funksionimin e këtij universiteti të njohur për shkencat politeknike.

13255947_955016571281093_7895828823866336611_n

Me marrëveshjen e nënshkruar nga rektorët Bajraktari dhe Longhi, të dy universitetet janë pajtuar që të shkëmbëjnë rezultatet nga ekperienca e mësimdhënies, pjësëmarrje në konferencat shkencore, seminaret dhe debatet e organizuara nga secili universitet, shkëmbimin e stafit akademik për periudha të caktuara, mobilitet të studentëve dhe bashkëpunime të tjera.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, me këtë rast, ka theksuar se përvoja italiane në fushën e shkencave të aplikuara është shumë e mirëseardhur për zhvillimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

“Ne jemi universitet i ri dhe duke qenë i vetmi i shkencave të aplikuara në Kosovë, kemi nevojë për shkëmbimin e përvojave me univrsitetet tjera të këtij lloji ose të përafërta në Evropë, në mënyrë që të nxjerrim kuadra të përgatitura mirë edhe për tregun evropian, kur dihet se Kosova është një vend i vogël dhe me popullsinë më të re në kontinent”, tha rektori Bajraktari.

Në anën tjetër, rektori i Universitetit Politeknik të Marche-së, Prof. Dr. Sauro Longhi është shprehur i kënaqur që mund të japë kontributin e tij dhe të Universitetit që udhëheq për shkencat e aplikuara në Kosovë, gjithmonë duke përfituar edhe nga përvoja dhe bashkëpunimi akademik me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, përveq bashkëpunimit tashmë me shumë kompani dhe biznese vendore dhe ndërkombëtare, ka lidhur dhe po vazhdon të punojë për lidhjen e marrëveshjeve me universitete ndërkombëtare të njohura, në mënyrë që të hapë rrugë për studime moderne dhe përgatitjen e të rinjëve kosovar për profesione të caktuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img