19,04,2024

Maqedonia vazhdon të bllokoj 13 kamionë me produkte shqiptare

Must Read

20160410180021939646-681x464

Maqedonia vazhdon bllokadën e perimeve të Shqipërisë në kufi.

Janë 13 kamionë që janë bllokuar në kufi dhe nuk po lejohen të hyjnë në Maqedoni, raporton agjencia e lajmeve “INA”.

“Deri para 2 orësh kanë qenë 13 maune me rreth 2600 kuintal prodhime të bllokuara pa asnjë lloj arsye, thjesht duan të mbrojnë prodhuesit e tyre”, citohet Myslim Murrizi, nga Lushnja, i cili ka shprehur shqetësimin e prodhuesve shqiptarë nga kjo zonë.

Sipas tij, kamionët janë në kufirin Bllatë midis dy Dibrave dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Kjo që po ndodh është shkelje e rëndë e Marrëveshjes së CEFTA.

Ministri shqiptar i Bujqësisë Edmond Panariti, ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

Nga ana tjetër, këto veprime, thotë ministri Panariti, bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njësimit të standardeve.

Në fund, Panariti ka deklaruar se pala shqiptare do të ankimojë bllokadën maqedonase për mallrat shqiptare. Në lidhje me këtë, nga ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë nuk ka pasur asnjë deklaratë.

Një shkelje e tillë ndodhi disa muaj më parë, mirëpo me ndërhyrjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, situata u normalizua dhe u hoq bllokimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img