26,04,2024

Mallrat serbe shiten me flamur të Kosovës, si vend i origjinës

Must Read

Ferizaj.09.02.2019. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të vitit që e lamë pas, konkretisht 29 dhjetor ka detyruar të gjitha marketet në Kosovë që produkteve nëpër rafte t’ua vënë edhe flamurin e vendit të origjinës.

Zyrtarët dhe inspektorët e MTI-së kanë vizituar shpesh pika të ndryshme shitëse ku kanë thënë se udhëzimi po zbatohet tërësisht e gjithashtu edhe bizneset janë të interesuara në implementim.

Mirëpo si duket  ky ligj për vendosjen e  flamujve të origjinës po keqpërdoret.

Konsumatorët po hasin në shumë artikuj ku bazuar në flamurin afër artikullit duket sikur është i prodhuar në Kosovë por në tiketë shihet se është prodhaur në Serbi.

Disa foto të dërguar nga një qytetarë tregojnë se në ETC  vaji i lulediellit i prodhuar në serbi  shitet sikur prodhim vendor pasi nën te është vendosur flamuri i Kosovës

 Për këtë Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë Endrit Shala ka paralajmëruar gjoba deri në 10 mijë euro ndaj pronarëve të marketeve, të cilët nuk vendosin flamurin e origjinës së produkteve që ata shesin.

Por cilat janë dënimet për vendosje të rrejshme të flamurit të origjinës?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img