26,04,2024

Mali i Zi kundërshton rishikimin e demarkacionit

Must Read

Qeveria e Kosovës nuk ia ka dhënë zgjidhjen finale Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi as pas një viti.

Edhe pse kryeministri Isa Mustafa insiston se marrëveshja e arritur është në rregull dhe se vendi nuk humb territor, deri tani kanë munguar hapat e tjerë për t’ia dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare. Edhe konsensusi i synuar nga Qeveria për Marrëveshjen e demarkacionit duket gjithnjë e më i largët, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye Qeveria po heziton t’ia procedojë Kuvendit për ratifikim marrëveshjen pa u siguruar se pro saj janë dy të tretat e deputetëve. Por, në bazë të deklarimeve të deritashme është larg të arrihen mbi 80 vota të deputetëve. Edhe partneri i madh në Qeveri – PDK, gjithnjë e më shumë po e braktis versionin aktual të marrëveshjes.

Partitë në pushtet shpresojnë që procesit t’i japë shtytje ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland, e cila më 10 korrik viziton Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img