25,04,2024

Makina bie në greminë , një i vdekur dhe dy të plagosur (Video)

Must Read

Një person ka humbur jetën ndërsa dy bashkudhëtarë të tij janë plagosur pasi një makinë tip fouristradë dali nga rruga dhe ra në greminë në fshatin Surrel të Tiranës.

Policia tha se F.V. 38-vjeç ka ndërruar jetë, ndërsa 60-vjeçari Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani, 55-vjeç janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 18:30, kur fouristrada me targa AA 255 JH doli nga rruga në malin e Dajtit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëses, ambulanca dhe shërbimet e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img