25,04,2024

Maestro Dani

Must Read

Autor: Ragip Kçiku

Vitin nuk e mbaj mend. Mbaj mend para Hotel ”Libotenit” një djalë simpatik si nga pamja si nga veshmbathjet dhe me një si valixhe në dorë.

Nuk kisha parë më përpara një ”Valixhe të tillë”.

AI më kishte njohur. Mbase diku më kishte dëgjuar duke belbëzuar ndonjë këngë.

Më shikoj dhe më përshëndeti!

Vërtetë u gëzova, si fëmijë që padyshim shokët e mirë kurrë nuk janë të tepërt.

Filluam bisedat “burrërore”: “Ku po shkon, çfarë po bën” etj.

Po shkoj në Prishtinë.

Atëherë autobusi ndalonte pikërisht te Hotel “Libotenit”.

Po shkoj në shkollë, tha. Në “Peko Tepavqeviq” a në “25 Maj”, nuk kishte shkollë tjetër fillore atëherë.

Në “Tefik Çanga” isha vet.

Jo, jo. Jam në shkollën e mesme të muzikës në Prishtinë – ma priti.

Po pres autobusin – ma ktheu. Nuk po sheh se e kam violinën me vete? Aha. I tregova drejt se nuk e dija se këtu ka ndonjë instrument.

Ju luta ta hapë “Valixhen” d.m.th. kuvertën, ta shikoje Violinën por kërkoi ndjesë.

Nuk bën. Është ftohtë tani dhe Instrumentit i bën shumë dëm. Pastaj vazhdoi – edhe profesori mund të më qortoi po nuk doli seri i bukur i violinës.

Pastaj kemi vazhduar miqësitë së bashku me Veli sahitin, Muhamet Bislimin, Deri në ANSAMBLIN “Kastriotët”.

Dani, i qetë e i qetë. Më vonë më lidhi me Cufën kështu me radhë, të gjithë u njohëm dhe u bëmë miq të mirë.

Dani, ishte ai që bëri që Ferizaj të krenohet me te. Pasi që nga shkolla fillore, tani “Gjon Serreqi” vajti në Radio Prishtinë për ta udhëhequr korin e fëmijëve.

Dani u bë që Kosova të krenohet me te.

Në ish Jugosllavinë e 22 000 000 –ëve ishte i pa konkurrence në garat krahinore (Kosovë) republikane (Serbi) dhe në garat federative (Jugosllavi).

Diku rreth viteve tetëdhjeta, Akordet e Kosovës na kishin dërguar një tekst me një melodi. Kënga ishte dedikuar për Faton Bakollin Sabah Bytyqi “O moj Ulqinake”.

Tri javë një “akademik” nuk i zbërtheu notat e një kënge aq të lehtë. Atëherë udhëheqësi i ansamblit KASTRIOTËT kur pa se koha po kalon, përgjegjësia dhe turpi para organizatorit të Akordeve të Kosovës, nuk pati rrugë tjetër përveç se e ftoi maestro Danin që të vije në ushtrime për ta deshifruar këngën dhe për t´ua ushtruar vijën melodike instrumentistëve të tjera autodidakt. Ashtu sikur është i qetë, Dani nxori përpara një pëllëmbë letër. Ua dha një notë me ta-ta-ta e ti-ti-ti. Për pesë minuta, vija melodike ishte gati. Aty u binda dhe një herë në forcën profesionale dhe artistike të mikut tim Dani.

Dhe gjatë epokës zero të Kosovës, nën pushtimin serb, Dani ka mbajtur shpirtin e emigrantëve tanë në Gjermani.

Kori i themeluar nga ai në …., ishte një shpresë e madhe apo një aksigjen do të thosha për njerëzit e pashpresë.

Aktivitetet e Maestro Danit, janë aq të shumta sa vetëm gazetat shqiptare çfarë kanë shkruar për aktivitetin e tij, do të dalë një vëllim i madh prej më se 500 faqesh e le çfarë kanë shkruar gazetat gjermane.

Për meritat e maestro Danit, ky kujtim është shumë i zbehtë.

I hodha këtu, vetëm sa për të mos i lënë të zbehen edhe këto pak kujtime që më kanë mbetur.

Nëse Ferizaj mund dhe duhet të krenohet për Katarina Josipin, Matej Serreqin, Qazim Dushkun, Ismail Ramën, padyshim se paralel me të gjithë këta, qëndron figura e Maestro Ramadan Ramadanit.

Ishte i pakonkurrencë në ish Jugosllavi me korin e fëmijëve të RTP-së (Radio-Televizioni i Prishtinës, tani i Kosovës). Ishte absolutisht i pa konkurrence në Kosovë.

Një pjesë rreth biografisë së maestro Ramadan Ramadanit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img