26,04,2024

Madhështia e Hillary Clintonit: Donald Trump është presidenti ynë, duhet t’i shkojmë pas

Must Read

“E di se sa shumë jeni të pikëlluar, edhe unë po e ndjejë atë. Kjo është e dhimbshme dhe kështu do të jetë për një kohë. Dëshiroj ta dini këtë, fushata jonë, nuk ishte për një person dhe për një palë zgjedhje, por për vendin të cilin e duam”, ka thënë Clinton, transmeton lajmi.net.

Hillary në binë ka dalë me burrin e saj, Bill Clinton. Të dytë ishin të buzëqeshur.

“Ju faleminderit të gjithëve”, ka thënë disa herë ajo, por publiku ka vazhduar ta duartrokasë dhe ajo nuk ka mundur t’ia filloi për pak kohë fjalimit.
“Mbrëmë e kam uruar Trumpin dhe i kam uruar të punojmë se bashku në emër të vendit tonë. Shpresoj që do të jetë president i suksesshëm. Ky nuk është rezultati që e kemi pritur, por jam krenare dhe falënderuese për këtë fushatë të jashtëzakonshme që së bashku e kemi ndërtuar. Ju e përfaqësoni Amerikën më të mirë dhe të jesh kandidat i juaj ka qenë nderi më i madh në jetën time”, ka thënë Hillary.

“Donald Trump do të jetë presidenti ynë, dhe e kemi për borxh që ta përcjellim. Kemi demokraci kushtetuese të cilën jo vetëm e respektojmë, por edhe duhet ta kultivojmë”, ka thënë Hillary. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img