04,05,2024

LVV: Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni

Must Read

Ferizaj.28.03.2017. Vetëvendosje përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me vendkalimin e hekurudhës në Varosh të Ferizajt. “Një nga kryqëzimet më të rrezikshme të rrugës me hekurudhën në Ferizaj është vendkalimi në hyrje të fshatit Varosh (Lagjja Berishë).Aksidentet e shpeshta prej të cilave disa me fatalitet, këtij vendkalimi i dhanë edhe disa epitete si “hekurudha famëkeqe” thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje ,Qendra në Ferizaj.

Reagimin e plotë të LVV,Qendra në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni për shkak të papërgjegjësisë së pushtetit komunal
Se sa është i rrezikshëm kryqëzimi i rrugëve me hekurudhën, më së miri e dinë qytetarët e Ferizajt.
Çështja e hekurudhës në Ferizaj gjithmonë ka qenë temë debati pikërisht për shkak të rrezikshmërisë që ajo paraqet për qytetarët.
Aksidentet e shpeshta hekurudhore jo rrallë kanë rezultuar me jetë të humbura.
Një nga kryqëzimet më të rrezikshme të rrugës me hekurudhën në Ferizaj është vendkalimi në hyrje të fshatit Varosh (Lagjja Berishë).
Aksidentet e shpeshta prej të cilave disa me fatalitet, këtij vendkalimi i dhanë edhe disa epitete si “hekurudha famëkeqe”, “pika e zezë” etj.
Si pasojë e presionit mediatik dhe qytetar, disa kohë më parë në këtë vendkalim u vendosën barrierat të cilat ishin të mirëpritura nga qytetarët e që u shfrytëzuan mirë politikisht nga pushtetarët. Arsyetimi i pushtetit për vendosjen e barrierave vetëm në këtë vendkalim e jo edhe në të tjerat ishte se “vendosja e barrierave në këtë vendkalim është i domosdoshëm, për shkak të frekuentimit të shumtë dhe rrezikshmërisë së lartë”.
Pavarësisht të gjithave, ka disa ditë që në këtë pikëkalim janë larguar barrierat si dhe kontejneri i cili shërbente si vendqëndrim për punëtorët të cilët kujdeseshin për to.
Sipas burimeve tona, shkaku i largimit te këtyre barrierave është mospagesa e punëtorëve për disa muaj rresht e që duhej të bëhej nga komuna e Ferizajt. Flitet për një shkelje marrëveshjeje tipike sfarqiane, nga ana e të parit të komunës z. Muharrem Sfarqa.
Këto burime janë lehtësisht të besueshme pasi që ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që kryetari i Ferizajt shkelë marrëveshjen me kompani të ndryshme dhe si rezultat i kësaj, qytetarët ferizajas mbesin pa shërbime.
Mashtrimet dhe gënjeshtrat e kryetarit Sfarqa, kanë prekur edhe shumë individëve të tjerë si ne këtë rast, te cilët pas premtimeve për një vend pune kanë punuar me muaj të tërë dhe në fund nuk kanë marrë as pagë e as nuk e kanë fituar vendin e punës.
Edhe në këtë rast si në shumë raste të tjera, si rezultat i mungesës së kujdesit institucional banorët e fshatit Varosh, me vetiniciativë kanë vendosur një lajmërim afër vendkalimit që paralajmëron heqjen e barrierave.
Te premtosh 2 km kafaz hekurudhe nëntokësore e të mos sigurosh as barrierë mekanike është më shumë se mashtrim e gënjeshtër. Ky është direkt rrezikim i jetës së banorëve të fshatit Varosh e më gjerë. Kjo po i ndodh ferizajasve të cilët më të vërtetë nuk e meritojnë.
Nëpërmjet këtij shkrimi ne kërkojmë që sa më parë të rivendosen barrierat në këtë vendkalim dhe në vendkalimet e tjera të cilat janë pa barriera e që janë plot 13 sosh dhe secila nga këto paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.
Me sa duket tanimë është bërë zakon që poqë se nuk proteston nuk mund ti gëzosh as të drejtat themelore qytetare . Mirëpo e paralajmërojmë z.Sfarqa se nëse pushteti nuk i kthen shpejt barrierat, do të përballet përsëri me protesta dhe kundërshtime qytetare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img