25,04,2024

Lutfi Haziri nuk i mban premtimet

Must Read

foto-kushtrim-ternava-lutfi-haziri5

Lutfi Haziri më 30 mars 2016 tha se brenda javës pritet të nisin investimet në vlerë prej 3.5 milion eurove. Sot është data 22 prill 2016 dhe këto investime nuk po duken askund. Shoqëria civile duket e brengosur me deklaratat paushallë të Lutfi Hazirit.
Komuna e Gjilanit ka harruar kur ka nisur ndonjë projekt serioz dhe të dobishëm për Gjilanin. Qytetarët e Gjilanit ende nuk po e ndjenjë frymën e investimeve, madje së fundit krijohet përshtypja se Gjilani është paralizuar totalisht.

Lutfi Haziri më 30 mars 2016 në një takim të bordit të Drejtorëve e tha live se javën e ardhshme pritet të nisin investimet në ndërtim të rrugëve të Gjilanit në vlerë të 3.5 milionë eurove. Sot është data 22 prill 2016 dhe asgjë konkrete nga ajo deklaratë e Hazirit nuk është realizuar.

Shoqëria civile është e brengosur me deklaratat paushallë të Hazirit. Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se kreu i komunës duhet të jetë më aktiv dhe të paktën të përmirësojë atë pjesë të premtimeve elektorale. “Nuk ka më arsyetime në emër të borxheve. Po shkon edhe muaji prill e Gjilani ende se ka nisur asnjë projekt madhor. Kjo vërtet është brengosëse dhe shqetësuese. Gjilani si duket është futur në një qorrsokak të pashpresë” shprehet Terziu.

Terziu thotë se e ka marrë malli të shoh makineri nëpër rrugët e Gjilanit. “Fatkeqësisht nuk kemi asnjë projekt konkret të filluar. Gjilani vërtet po shkon drejt kolapsit politik, ekonomik e financiar” shprehet Terziu.

Gjilani para pak vitesh kishte një zyre të projekteve që udhëhiqej nga një profesionist i madhe tani ajo zyre është paralizuar pothuajse krejtësisht shton Terziu.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img