25,04,2024

Lutfi Haziri: Koha e fundit që drejtësia të zbardhë vrajsen e Ismet Rracit

Must Read

Lutfi-Haziri2

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar përmes një statusi në Facebook, bashkëpartiakun e tij të vrarë 12 vjet më parë, kryetarin e Komunës së Klinës, Ismet Rraci.
Haziri tha se është momenti i fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë.

“Ismet Rracin e vranë në mënyrë tinëzare sepse po iu shërbente qytetarëve të Klinës në përpjekje për t’ua bërë jetën dinjitoze. Kolegu dhe miku im Ismeti do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për guximin intelektual e qytetar në shërbim të atdheut. Koha e fundit që drejtësia ta thotë fjalën e vet në mënyrë që eshtrat e Ismetit të pushojnë të qetë. Lavdi e përjetshme veprës së tij”, ka shkruar Haziri.
Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh edhe kryetar i Komunës së Klinës, themelues i LDK-së, ishte vrare 15 vite me parë pranë banesës së tij deri sa po vinte në punë nga persona që akoma mbesin të panjohur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img