20,04,2024

Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i LDK-së

Must Read


Ka përfunduar numërimi i votave të dhëna nga 328 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shumica e këtyre delegatëve kanë zgjedhur që votën e tyre të japin në drejtim të kandidatit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kësisoj Lumir Abdixhiku ka arritur që të fitojë garën për të parin e këtij subjekti politik.

Tash e tutje Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, i cili më parë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së e më pas edhe Ministër i Infrastrukturës.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lumir Abdixhiku pati deklaruar se LDK pati një rezultat të rëndë dhe se ajo çfarë mund të ndryshohet tash e tutje është rruga që do të vendosin të ndjekin tash e tutje.

Në kandidim për të parin e LDK-së ishin edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, derisa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillojë procesi i votimit.

Kurse Isa Mustafa sot zyrtarisht hoqi dorë nga drejtimi i LDK-së dhe më pas u largua edhe nga vendi ku po zhvillohej Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img